E papublikuar më parë – Mësonjëtorja e parë në Gjuhën Shqipe në Korçë/ Detajet
Në vitin 1885, Naim Frashëri, si zyrtar në Ministrinë e Arsimit në Stamboll, me të vëllain, Sami Frashërin dhe shqiptarë të tjerë me ndikim të “Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip”, ia dolën të siguronin lejen nga Sulltan Abdylhamidi II për hapjen e një shkolle shqiptare për djem në Korçë.
Mbështetja financiare iu mundësua edhe nga mërgata e Rumanisë, anëtarët e Shoqërisë “Drita” të Bukureshtit, ndërsa shqiptarët e Stambollit vendosën që drejtor i shkollës të ishte Pandeli Sotiri. Mjedisi ku shkolla u vendos ishte shtëpia e dhuruar nga Diamant Terpo.
Autoritetet osmane i dhanë leje vetëm të krishterëve shqiptarë të ndiqnin mësimdhënien në këtë shkollë, por shqiptarët nuk iu bindën lejes dhe lejuan fëmijët myslimanë që të mund ta ndiqnin.
Vitet e para, në shkollë u regjistruan rreth 200 nxënës të besimit mysliman dhe të krishterë. Në vitin 1888, shkolla kishte 100 nxënës të krishterë dhe 60 myslimanë.

